Connect with us

Tre të rinj shqiptarë përfshihen në sherr, makina e tyre qëllohet me armë

Kuriozitete

Tre të rinj shqiptarë përfshihen në sherr, makina e tyre qëllohet me armë

Tre të rinj shqiptarë përfshihen në sherr, makina e tyre qëllohet me armë

Tre të rinj shqiptarë janë bërë protagonistë të një sherri masiv në Sheshin Shën Pjetri, në Acerra të Italisë.

Dy prej tyre kanë mbetur të plagosur si pasojë e plumbave që u derdhën në makinën e tyre, nga personat me të cilët ishin konfliktuar.

Bëhet fjalë për Joland Muliu, 28 vjeç, Gjergji Piku, 21, dhe Aurel Xhili 22 vjeç, të cilët pasditen e djeshme janë konfliktuar për shkak të konkurrencës, ku zënka ka degraduar në të shtëna me armë zjarri..

Muliu dhe Piku u plagosën dhe shkuan për t’u mjekuar në një klinikë, pasi ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Mediat italiane shkruajnë se policia bëri të mundur arrestimin e tyre pasi ka parë të parkuar jashtë klinikës makinën e cila ishte shpuar nga të shtënat, dhe ishte e mbuluar me gjak.

Policia gjeti gjithashtu edhe një tjetër mjet, në pronësi të Aurel Xhelilit, ku u sekuestruan si provë materiale dy shkopa bejzbolli që mendohet se janë përdorur gjatë sherrit.

Kamera e sigurisë afër sheshit ka filmuar gjithçka dhe policia ka bërë të mundur rindërtimin e ngjarjes.

Ata u përleshën me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, por të cilët ishin të armatosur dhe zbrazën fishekët në drejtim të makinës së shqiptarëve.

Mësohet se të tre të rinjtë ishin pa leje qëndrimi në territorin italian. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top