Kuriozitete
Tregoi me pamje ngrirjen e vezëve, Bleona Qereti ka një përgjigje për të gjithë kritikuesit
Tregoi me pamje ngrirjen e vezëve, Bleona Qereti ka një përgjigje për të gjithë kritikuesit
Një video në Instagram nga Bleona Qereti, e cila tregonte procesin e ngrirjes së vezëve për t'i përdorur në një çast të caktuar kur do vendosë të bëhet mama, ngjalli reagime të shumta.
Të shumtë ishin komentuesit që e gjykuan këngëtaren për këtë veprim, e ndërsa sigurisht ka pasur edhe nga ata që e përkrahën, pasi e kuptuan qëllimin dhe mesazhin që Bleona donte të përcillte. Megjithatë, këngëtarja ka vendosur që të qartësojë një herë e mirë arsyet që e çuan të marrë një vendim të tillë.
“Ky është sqarimi im i fundit për të gjithë injorantët, që nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose më keq akoma nuk duan të kuptojnë. Procesi i ngrirjes së vezëve, është mënyra më efikase për të mos humbur mundësinë e pasjes së një fëmije për të gjitha vajzat që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal dhe që tik-taku i orës biologjike u troket çdo ditë…
Fatmirësisht pati mes jush që më kuptuan, mua, qëllimin tim, mesazhin që doja të përcillja dhe më mirë sesa unë ua kthyen ata përgjigjen. Komentet e tyre, ma bënë ta kaloj më lehtë këtë moment. Nuk kam ndërmend t'u sqaroj arsyet dhe të gjithë procesin mjekësor, por përpara se të me gjykoni dhe shfaqni injorancën tuaj haptazi me frustrime prej kafshësh nëpër komente, mundohuni te mendoni dhe për ndjesitë e tjetrit që gjendet në anën tjetër të ekranit… nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua sesa krijimi i një fëmije!!!!
Është gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua. Turp nuk eshte te ngrish vezet- turp eshte te besh femije me nje njeri qe nuk e do vetem e vetem qe te ngelesh shtatezane!!! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë JO,” shkruan ajo. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.