Connect with us

Treni punon vetëm për të transportuar një vajzë, histori emocionuese

Kuriozitete

Treni punon vetëm për të transportuar një vajzë, histori emocionuese

Treni punon vetëm për të transportuar një vajzë, histori emocionuese

Treni i bën vetëm dy ndalesa, e para kur një nxënëse e shkollës së mesme shkon në shkollë, dhe tjetra kur ajo kthehet.

Për vite të tëra, treni në stacionin Kami-Shirataki në Japoni ndalet vetëm për një nxënëse, e cila udhëton çdo ditë për në shkollë.

Duket si një film i dhimbshëm, por sipas ÇTV Neës, ky ishte një vendim që mori Hekurudha Japoneze, tre vite më parë.

Ata donin që ta mbyllin këtë stacion për shkak të mungesës së njerëzve, por më pas e vërejtën se treni po përdorej nga një vajzë për të shkuar në shkollë.

Kështu, ata vendosën që ta mbajnë stacionin të hapur derisa ajo ta përfundojë shkollën.

Kompania madje ka rregulluar orarin e ardhjes së trenit sipas kohës që ajo dëshiroi. Vajza e panjohur pritet që të diplomojë këtë mars, dhe atëherë ky stacion do të mbyllet përgjithmonë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top