Kuriozitete
Tronditet futbolli kosovar, trajneri pëson infarkt në ndeshje dhe vdes (FOTO)
Ditë zie në futbollin kosovar. Trajneri i njohur, Emin Simnica, ka ndërruar jetë sot.
Burime të Gazetës Olle konfirmojnë që ai ka pësuar infarkt në ndeshjen e juniorëve mes Ramiz Sadikut dhe Llapit.
Ai fillimisht ka ndjerë dhimbje në zhveshtore, ndërsa më pas është nisur menjëherë drejt Prishtinës.
Pavarësisht ndihmës që mori, ai nuk ia doli të mbijetojë.
Simnica në të kaluarën ka qenë trajner i Besianës dhe Hysit.