Connect with us

Tuna dhe Dafina i japin fund armiqësisë, postojnë foto së bashku pas 7 vitesh

Showbiz

Tuna dhe Dafina i japin fund armiqësisë, postojnë foto së bashku pas 7 vitesh

Tuna dhe Dafina Zeqiri dikur ishin mike shumë të mira, madje bashkëpunuan edhe për këngën “Vibe” që pati shumë sukses asokohe, mirëpo marrëdhëniet mes tyre filluan të prishen dhe këngëtaret nuk i drejtonin as fjalën njëra-tjetrës.

Pas 7 vitesh që nuk flisnin, Dafina e theu akullin vitin e kaluar kur filloi të ndjekë Tunën në Instagram. Më pas dy këngëtaret filluan edhe të pëlqenin dhe komentonin në fotot e njëra-tjetrës duke treguar kështu se armiqësisë i kishin dhënë fund.

Pas 7 vitesh që nuk i shihnim bashkë, sot Tuna dhe Dafina kanë qenë në shoqërinë e njëra-tjetrës në New York. Dafina prej disa kohësh jeton atje kurse Tuna ndodhet në New York me pushime së bashku me Patrisin dhe Tianin.

Dafina ka postuar një foto ku shihet me Tunën, ndërsa Tuna ka postuar një video në Snapchat ku shihet duke qeshur e luajtur me Dafinën me filtrat e Snapchat.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top