Kuriozitete
Tuna me Patrisin drejt ndarjes? Këngëtarja merr këtë vendim të papritur
Tuna me Patrisin drejt ndarjes? Këngëtarja merr këtë vendim të papritur
Nga një çift i lumtur, Tuna dhe Patris së fundmi janë vënë në qendër të thashethemeve për një ndarje mes tyre.
Por ende as këngëtarja dhe as bashkëshorti i saj nuk kanë bërë asnjë reagim, megjithëse veprimet e tyre tregojnë diçka jo të mirë.
Pasi e hoqi Patrisin, nga lista e personave që ndiqte në Instagram nga llogaria e saj dhe e djalit, Tian, Tuna merr vendimin tjetër.
Prive ka mësuar se Tuna ka lënë qytetin e Prishtinës, ku jetonte me Patrisin, për t’u zhvendosur drejt Shkupit, qytetit të saj. Nëse kjo është definitive, nuk dihet.
Tuna dhe Patris u martuan në janar të vitit 2017 dhe në maj të po këtij viti u bënë prindër për herë të parë. Por kohët e fundit mesa duket gjërat mes tyre po përkeqësohen. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.