Kuriozitete
U dërgua pa jetë në spital, zbulohet ngjarja tragjike që i mori jetën burrelsit
U dërgua pa jetë në spital, zbulohet ngjarja tragjike që i mori jetën burrelsit
Policia e Matit ka arritur të zbulojë shkakun e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Burrel, ku një 53 vjeçar u dërgua pa jetë në spiralin rajonal.
Sipas hetimeve të kryera, një incident në punë ka rezultuar fatal për rojën e një objekti në Burrel, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Bëhet fjalë për 53 vjeçarin Ibrahim Migla, banues në njësinë Komsi- Mat, i cili u transportua pa shenja jete në spital, duke alarmuar policinë.
Viktima mësohet punonte roje në një godinë te "Ish parku i mallrave". Sipas policisë, dysohet se duke zbritur shkallët ai është rrëzuar gjatë kapërcimit të murit rrethues duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.
Për këtë arsye, policia e Matit e ka etiketuar ngjarjen në fjalë si aksidentale, ndërsa paralelisht vijon hetimi për zbulimin e detajeve të reja.(e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.