Kuriozitete
U nda shpejt nga jeta, Fevziu zbulon se çfarë bëri gazetari italian për shqiptarët
U nda shpejt nga jeta, Fevziu zbulon se çfarë bëri gazetari italian për shqiptarët
Gazetari dhe shkrimtari italian Alessandro Leogrande u nda nga jeta 2 ditë më parë në mënyrë të parakohshme në moshën 40-vjeçare.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fevziu zbulon se ishte nga ata gazetarë që investigoi dhe akuzoi vendin e tij për mbytjen e shqiptarëve natën e 28 Marsit 1997, në Otranto.
Fevziu rrëfen më tej se “Leogrande e tha të vërtetën ashtu siç ishte dhe shkruajti nj libër të mrekullueshëm për atë dramë që na preku të gjithëve 20 vjet më parë”.
Postimi i plotë i Blendi Fevziut:
Alesandro Leogrande nderroi jete dje ne moshe shume te re, ne fillim te te 40 – tave. Edhe pse mediat folen pak per te, ai ishte nga ata gazetare qe investigoi dhe akuzoi vendin e tij per mbytjen e shqiptareve naten e 28 Marsit 1997 me “I katerti i Rades”. Ai e tha te verteten ashtu sic ishte dhe shkruajti nje liber te mrekullueshem per ate drame qe na preku te gjitheve 20 vjet me pare. Sic u shpreh ai ne nje interviste ne Opinion ai e donte vendin e tij, por donte me shume te verteten. Ai u shua dje, duke marre me vete falenderimin e thelle te shqiptareve per vepren dhe rolin qe luajti sa qe gjalle…
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes së papritur të ketë qenë një atak kardiak. Megjithatë do të jetë autopsia që do të tregojë shkakun e vërtetë të ngjarjes së rëndë.
I lindur në Taranto, ai u diplomua në filozofi në Universitetin e Romës, ndërsa angazhimet e tij në gazetari i nisi në " Primavera Radio-Radio Popolare Salento".
Gjatë karrierës së tij ai ka qenë zv/drejtor i revistës së njohur "Straniero" ndërsa ka shkruar për "Corriere del Mezzogiorno" si dhe ka bashkëpunuar me "Rai Radio 3".
Muajt e fundit, ai kishte qenë në Argjentinë për të thelluar një rindërtim historik të diktaturave ushtarake që kanë ndjekur vendin latino-amerikan gjatë pesëdhjetë viteve të fundit. /a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.