Kuriozitete
U përballën dy herë tek Arditi, ja çfarë ka ndodhur me nusen dhe vjehrrën…
Historia e vjehrrës nga Saranda dhe nuses së djalit, u bë e njohur për shqiptarët pasi u përballën dy herë tek “E diela Shqiptare” për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.
Eglantina kërkonte nga vjehrra që të merrte djalin e saj por kjo e fundit nuk pranonte, duke e çuar çështjen në gjyq.
Por sot “Ana media” ka njoftuar se seanca e tyre gjyqësore është shtyrë sërish.
Shumë miq të Anna Media-s, na kanë kontaktuar në inbox për të mësuar fatin e përballjes së nuses me vjehrrën e saj më 26 Mars, tek “Ka një mesazh për ty”.
Debati i ashpër mes nënës dhe gjyshes për kujdestarinë e Argit të vogël pritej të merrte fund në seancën e apelit të datës 11 prill.
Gjykata e Gjirokastrës në mënyrë të pashpjeguar e ka shtyrë seancën dy herë radhazi duke mos marrë një vendim as në datën 11 e as më 21 prill.
Ndërkohë që palët presin datën 5 maj duke shpresuar që të jetë e fundit, ai që po e vuan gjithë këtë kalvar ligjor mbi të gjitha është Argentini i cili ende nuk e di se ku do të jetë shtëpia e tij nesër.