Kuriozitete
U përdhunua nga taksisti: “Unë nuk qaja, trupi im qante në vendin tim”
Dy ditë përpara ditëlindjes së 27-të, Stephanie Giorgi, kishte dalë për të festuar me miqtë e saj, por pasi kishin konsumuar shumë alkool, u desh të thërriste një taksi për të shkuar në shtëpinë e saj, ku ra pre e abuzimit seksual nga një i panjohur.
Vajza ishte gati pa ndjenja gjatë gjithë rrugës dhe kjo i ka mjaftuar shoferit të taksisë që ta gjejë pa fuqi vajzën bukuroshe dhe të abuzonte me të pa u menduar dy herë. Stephanie tregon se nuk mbante mend shumë detaje nga ngjarja, por momentin e përdhunimit dhe rezistencën që kishte tentuar t’i bënte shoferit, arrinte ta kujtonte.
“Njerëzit përpiqeshin të flisnin me mua, por unë e tejkaloja. Kisha frikë sepse duke e njohur shoqërinë ku jetojmë, do të ma vinin fajin mua”, – thotë vajza, transmeton cosmopolitan.
Një ditë teksa lahej, vuri re se flokët po i binin. Ata vazhduan t’i binin edhe ditë më pas duke e lënë Stephanien të kuptonte se nuk ishte diçka e zakonshme.
“Unë nuk qaja, trupi im qante në vendin tim. Po më thoshte: ‘Nëse vuan, ke të drejtë. Nëse nuk do ta mendosh, po të jap diçka tjetër për të cilën të mendosh. Trupi im po më fliste.”
Mjekët me shpjeguan se trupi po reagonte ndaj traumës. U detyrova të qethem tullë, sepse flokët nuk reshtnin së rëni.
“Nëse do t’i jepja një këshillë vetes tani, do të ishte: ajo që ndodhi nuk ishte normale. Do të doja t’ia kisha thënë që atëherë: nuk ishte OK, nuk ishte.
“Nëse askush nuk të beson, unë të besoj ty”, thotë ajo. “Nuk është faji yt që ti je e bukur, që ti je e fortë, dhe pse pikërisht tani ti ndjehesh e dobët, kjo nuk do të thotë që ti nuk do jesh më e fortë. Ti don lumturin pas cdo herë dhe ti mund ta kesh atë .”/