Kuriozitete
U përfol se ishte shtatzënë, Eli Fara publikon foton e së bijës që vulos gjithçka
Vajza e këngëtres së njohur Eli Fara, Marina ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë. Kjo për shkak të fotove të saj dhe formave trupore që i vë në pah. Mirëpo pak kohë më parë Marina u detyrua të mbyllte llogarinë e saj në Instagram, pas thashethemeve për një shtatzëni të mundshme.
Mirëpo kjo bëri që dyshimet të rriteshin akoma edhe më shumë me publikimin e disa fotove tek gjinekologu. Por pas dy muajsh ajo ka vendosur të rikthehet dhe duket me linja perfekte.
Ishte Eli Fara ajo që para disa minutash postoi foton e Marinës duke shuar njëherë e mirë thashethemet për të bijën. Marina shihet me barkun jashtë dhe nuk ka asnjë shtatzëni të mundshme.