Kuriozitete
U përfolën se janë në krizë, Tuna dhe Patrisi marrin vendimin e papritur
Tuna dhe Patrisi kanë qenë një nga çiftet më të komentuara së fundmi pas lajmeve se martesa e tyre ishte në krizë e madje u përfol se çifti janë ndarë. Në fillim as Tuna dhe as Patrisi nuk po reagonin lidhur me këto thashetheme duke i shtuar ato edhe më shumë.
Ishte Patrisi ai që më në fund pak ditë më parë konfirmoi se ai dhe Tuna vazhdojnë së bashku dhe kjo është vërtetuar edhe pas vendimit të fundit të çiftit.
Tuna dhe Patrisi kanë vendosur që ditët e fundit të këtij viti t’i kalojnë në Ohio të Shteteve të bashkuara.
Ata ndodhen atje së bashku me Tian dhe të dy së fundmi kanë postuar foto të djalit duke treguar kështu se janë bashkë.