Connect with us

Udhëzimet bazë për zgjedhjen e sytjenave të përkryer!

Kuriozitete

Udhëzimet bazë për zgjedhjen e sytjenave të përkryer!

Ekspertja e njohur për të brendshmet, Rebecca Apsan na ofron disa këshilla për zgjedhjen më të përshtatshme të sytjenave. Rebecca thekson se zgjedhja e sytjenave mund të ndryshojë trupin e një femre dhe t’i bëjë ato më të lumtura.

Duke pasur këtë parasysh, Bright Side ka selektuar disa udhëzime bazë për zgjedhjen e sytjenave të duhura, në mënyrë që të ndjeheni sa më rehat në to.

Marrja e masave

Shumica e femrave blejnë sytjena pa iu përshtatur masa e duhur e trupit. Shpesh herë mund të rezultojnë ose në numër më të vogël ose shumë të gjëra, duke mos iu theksuar forma e duhur e gjinjve. Që të veproni drejtë, ju duhet të bëni matjet tuaja saktë që të dini se çfarë mase t’i porositni sytjenat.

Perimetri i brezit

Ulni krahët tuaj. Matja duhet të bëhet horizontalisht poshtë gjoksit tuaj, por më mirë do të ishte nëse dikush tjetër ua bën matjet.

sytjena-rehatshme-rregullat-gabime-1

Perimetri i gjoksit

Vishni sytjenat më të rehatshme në mënyrë që matja të bëhet në mënyrë horizontale duke kaluar mbi mesin e gjoksit, por pa e shtypur atë.

sytjena-rehatshme-rregullat-gabime-2

Si të provoni një palë sytjena

Perimetri i brezit dhe i gjoksit kanë efekt njëri mbi tjetrin. Madhësia C me perimetër prej 29.5 inç dallon nga madhësia C me perimetër prej 31.5 inç. Si? Sa më i madh të jetë perimetri i brezit, aq më të gjerë janë shportat. Mbani këtë mend kur të provoni sytjena.

Zgjedhja e sytjenave

  • Madhësia e parë:

34A (matja që keni regjistruar)

  • Madhësia e dytë:

32B (perimetër i vogël, shporta të mëdha)

  • Madhësia e tretë:

32A (perimetër më i vogël)

  • Madhësia e katërt:

34B (shporta më të gjera)

  • Madhësia e pestë:

36C (perimetër më i madh, shporta më të gjera)

Provoni së paku disa lloje të sytjenave të ndryshme, me dizajn klasik dhe shporta të buta prej pambuku. Zgjedhni materialin që ju përshtatet më shumë. Dhe mos harroni të zgjedhni masën e duhur. Gjatë provave duhet të keni parasysh këto tre gjëra: shportat, bazën e brezit dhe supet.

Gjatë mbërthimit të kopsave, mbërtheni kopsat që janë në largësinë më të djathtë (pra, vendosja më e lirshme). Në varësi të materialit, baza e brezit mund të zgjatet deri në 5 cm.

sytjena-rehatshme-rregullat-gabime-3

Si duhet të duken një palë sytjena: Lista e plotë

Baza e brezit

90% e mbështetjes sigurohet nga baza e brezit dhe vetëm 10% nga shiritat. Baza e brezit duhet të vendoset rreth brinjëve por jo edhe të prejë lëkurën tuaj. Ngritni krahët nga e majta në të djathtë që të vëreni nëse baza qëndron pa lëvizur.

sytjena-rehatshme-rregullat-gabime-3

Duhet të jeni në gjendje që t’i futni dy gishta prapa sytjenave, por jo më shumë sepse përndryshe sytjenat mund të lëvizin dhe të jenë të lirshme. Gjatë provave, ndoshta në fillim mund të ju duken sytjenat tepër të ngushta, por është normale.

sytjena-rehatshme-rregullat-gabime-3

Shportat

Nëse shportat kanë hapësirë brenda, atëherë kjo tregon se sytjenat janë më të mëdha se masa juaj. Provoni sytjena me masë më të vogël të shportave.

sytjena-rehatshme-rregullat-gabime-5

Nëse sytjenat ju shtrëngojnë nën sqetulla dhe lëkura juaj rrudhet nga presioni, atëherë kjo tregon se sytjenat janë me masë më të vogël. Duhet të provoni ndonjë masë më të madhe që ju përshtatet.

sytjena-rehatshme-rregullat-gabime-6

Shiritat

Shiritat nuk duhet vetëm të mbështetin gjoksin tuaj, por edhe ta ngrisin atë. Gjeni pikën e mesme mes shpatullave dhe bërrylit. Nëse është më e ulët se kjo pikë, atëherë shtrëngoni më shumë shiritat, por jo edhe të shtrëngojnë aq shumë supet tuaja. Mos harroni të kontrolloni edhe gjatësinë e shiritave të sytjenave. Duhet të bëni zgjedhje të saktë në mënyrë që të dukeni bukur./femra.net/

sytjena-rehatshme-rregullat-gabime-35

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top