Kuriozitete
Ulni shpenzimet e rrymës: Truke të vogla të cilat do t’ju kursejnë para!
Patjetër duhet të dini që kur aparatet nuk janë të shkyçura nga energjia elektrike shpenzojnë akoma 24% energji.Shumica e njerëzve dëshirojnë të ulin shpenzimet, por nuk dinë si të veprojnë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo këtë mund ta bëni në mënyrën shumë të thjeshtë, duke praktikuar këto këshilla.Të gjitha aparatet shkyçni nga rryma elektrike kur nuk i përdorni dhe mos i mbani aparatet në “stand by”, sepse rreth 6% e rymës shkon në aparatet të lëna në “stand by”.
Hiqeni mbushësin e telefonit kur nuk keni nevojë për të, sepse edhe ashtu shpenzoni rrymën.Kurrë mos i lini dyert e frigoriferit të hapura gjatë.
Fikni shporetin disa minuta para përfundimit të gatimit të ushqimit, sepse ushqimi do të vazhdojë të zihet apo të piqet edhe një kohë derisa shporeti të ftohet.Gatuani ushqimin të cilin mund ta hani disa ditë dhe shkurtoni kohën e dushit.
Ndërroni në shtëpitë tuaja llambat tradicionale inkandeshente me llapma ekonomike fluoreshente ose LED. Kursimi në energji është tre deri në pesëfish për të njëjtin nivel ndriçimi.