Connect with us

Ushqeni bebet me qumësht gjiri, ja nga çfarë sëmundje i mbron

Kuriozitete

Ushqeni bebet me qumësht gjiri, ja nga çfarë sëmundje i mbron

Ushqeni bebet me qumësht gjiri, ja nga çfarë sëmundje i mbron

Qumështi i gjirit mund të jetë një armë potenciale për të mbrojtur fëmijët nga virusi i AIDS. Edhe pse deri më tani qumështit të gjirit i atribuohej një rol kyç në transmetimin e këtij virusi, shumica e bebeve të ushqyera në mënyrë natyrale nga nënat e tyre nuk preken nga virusi i tmerrshëm.

Së fundi, një studim i botuar në “Plos Pathogens” dhe i provuar në minj të modifikuar në mënyrë të atillë në laboratorë duke u pajisur me një sistem imunitar njerëzor, shkencëtarët amerikanë arritën në përfundimin se qumështi i gjirit është një vrasës i virusit të Aids që prek fëmijët, në më tepër se 15 për qind të rasteve të shqyrtuara.

Pas verifikimit se në zonën orale dhe traktin e sipërm të tretjes së minjve që u bënë objekt i eksperimentit gjendeshin qelizat e njëjta përgjegjëse për transmetimin e HIV-it si tek njerëzit, dhe minjtë ishin të infektuar nga virusi njësoj si njerëzit, përmes të njëjtit kanal (pra, në rrugë orale), shkencëtarët u përpoqën të transmetonin virusin HIV tek kafshët që iu nënshtruan studimit gojarisht, nëpërmjet qumështit të një gruaje e cila ishte HIV-negativ.

Dhe gjëja që ata vunë re ishte se infeksioni i Hiv-Aids nuk arrinte të transmetohej. Qumështi e bllokonte virusin, qoftë ky në formën e grimcave virale apo të qelizave të infektuara. Ky fakt e hedh poshtë hipotezën sipas të cilës Hiv arrin të transmetohet përmes qumështit të gjirit, pikërisht përmes qelizave të infektuara që në këtë rast shërbejnë si kalë troje për të depërtuar në organizëm.

“Nuk ka asnjë mundësi që një fëmijë të infektohet me HIV për faktin se ushqehet me gjirin e nënës së vet”, thotë Victor Garcia, drejtuesi i studimit në fjalë, duke theksuar edhe një herë rolin mbrojtës të qumështit të gjirit nga infeksionet e tjera. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top