Connect with us

Vajza 12 vjeçe ndihmon nënën të lindë, pamjet bëjnë xhiron e botës [Foto]

Kuriozitete

Vajza 12 vjeçe ndihmon nënën të lindë, pamjet bëjnë xhiron e botës [Foto]

Merr pesë në lindjen e të vëllait në moshën 12- vjeçare.

Fotografia e të voglës Jacee Dellapena, nga Brandon, në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri bujë në pak kohë, pasi mjekët e lanë që ta priste ajo vëllanë në duar gjatë lindjes.

Vogëlushja shpërtheu në lot, e emocionuar teksa po shihte të vëllanë që po vinte në jetë.

Prindërit e saj dhe mjeku mbetën të befasuar nga kurajo e vajzës dhe vendosën ta publikojnë fotografinë e cila po bën bujë.

Vogëlushja siç shkruan noa.al ndodhej në sallën e lindjes në mesjavë, por në një moment nisi të qajë, pasi nuk po e shikonte atë që po ndodhte. Kështu mjeku vendosi që ta përfshijë, duke i vendosur doreza dhe e lejoi që të priste vëllanë.

“Isha nervoze, mendoja se Jacee do trembej, por u tregua shumë kurajoze. Ishte momenti më i bukur i gjithë jetës sime”, tha nëna e saj për “The Sun”.

Vogëlushja gjatë gjithë kohës ka pasur pasion të bëhej veterinere, ndërsa tashmë thotë se do të bëhet gjinekologe.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top