Kuriozitete
Vajza e Miriamit dhe Albanit mbush 2 vjeçe, dhurata më e bukur për të… një këngë
Vajza e Miriamit dhe Albanit mbush 2 vjeçe, dhurata më e bukur për të… një këngë
Ditën e sotme vajza e çiftit të njohur të këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani mbush 2 vjeçe.
Por ndërsa e kishin paralajmëruar prej disa ditësh, pikërisht sot më 28 Nëntor, në ditën e lindjes së saj Albani dhe Miriami kanë publikuar këngën që i kanë dedikuar vogëlushes së tyre me titullin “Dhurata”.
Ndërsa kanë publikuar në rrjetet sociale këngën si dhuratën më të bukur për vogëlushen e tyre, dy këngëtarët kanë bërë dedikime gjithë ndjenjë përkrah videos për Amelinë e vogël.
Postimi i Miriamit: “Gëzuar ditëlindjen zemra e mamit. Sot qielli është i pastër për të dhuruar të gjitha rrezet e diellit që ti meriton në këtë ditë të madhe. Asgjë nuk dua më shumë në jetë se lumturinë tënde. “Ti je dhurata më e bukur në jetë, je të gjitha përgjigjet, je suksesi i vërtetë”. Gëzuar shpirt me këtë këngë ty dhe çdo prindi, fëmije e çdo shqiptari kudo në botë”.
Postimi i Albanit: “Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime në këtë ditë të madhe dhe të bekuar. Ti erdhe atëherë kur kishim më shumë se kurrë nevojë për ty si Dhurata më e bukur në jetë. Kjo këngë që besoj se janë fjalët e çdo prindi është Dhurata jonë për ty. Ti sot mbush 2 vjeç dhe ne urojmë me zemër që të bëhesh 105. Na duket sikur të gjithë shqiptarët sot festojnë pak edhe për ty. Gëzuar ditën e Pavarësisë të gjithëve dhe qofshi të lumtur pranë familjeve tuaja” /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.