Connect with us

Vajza shqiptare braktis fëmijët e saj: Nuk i dua 3 fëmijët e mi, hiqmini sysh!

Kuriozitete

Vajza shqiptare braktis fëmijët e saj: Nuk i dua 3 fëmijët e mi, hiqmini sysh!

Një grua e re shqiptare ka shokuar opinionin publik në Patra të Greqisë, pasi braktisi tre fëmijët e saj dhe bëri thirrje që ta linin të qetë duke thënë se “nuk i dua fëmijët e mij, hiqmini sysh”.

Nëna shqiptare, në moshë fare të re, ka sjellë në jetë tre vajza ku më e vogla është pesë muajshe, e dyta një vjeç e gjysmë dhe e treta dy vjeçe e gjysmë.

Por në një moment vendimi të ardhur në rrethana të rënduara psikologjike dhe në një situatë të pashpresë, nëna e re i ka marrë që të tre fëmijët dhe i ka lënë në një park në Patra duke u larguar.

Fëmijët u gjetën nga qytetarë të rastësishëm të cilët lajmëruan policinë. Kjo e fundit kërkoi ndihmën e gjykatës e cila vendosi që të vegjlit të dërgohen në spitalin e fëmijëve “Karamandanio” të Patrës.

Nga vëzhgimet mjekësore që u bënë, u konstatua se fëmijët nuk kishin asnjë shenjë keqtrajtimi dhe nuk paraqesnin probleme shëndetësore.

Pasi sistemoi fëmijët, policia greke u mor me identifikimin dhe gjetjen e prindërve të tyre.

U desh të kalonin katër ditë që ata të gjendeshin dhe të shoqëroheshin në rajonin policor, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Greqisë.

loading…
Prindërit, që të dy shqiptarë, janë të moshës, ajo 20 vjeçe dhe ai, 26-vjeçar.

Policia tha sot (e shtunë) se kreu arrestimin e tyre nën akuzën e braktisjes së fëmijëve të mitur.

Nëna 20-vjeçare ka dëshmuar para policisë dhe gjykatës arsyet pse i braktisi fëmijët në mes të rrugës.

“Po, unë i lashë fëmijët atje në park dhe ika. Nuk i dua. Bëni ç’të doni me to. Jepini për birësim, nuk kam me çfarë t’i ushqej”, – ka deklaruar shqiptarja në moshën 20-vjeçare që ka sjellë në jetë tre vajza ende motake.

Ndërsa babai i vajzave tha në polici se pak ditë para se fëmijët të gjendeshin të braktisur, i kishte lënë te vjehrra e tij e cila po ashtu jeton në Patra, pasi e ëma e tyre, pra gruaja e tij kishte ikur nga shtëpia me një mashkull tjetër, duke i lënë që të katërt vetëm.

Policia shoqëroi vjehrrën e 26-vjeçarit, e cila konfirmoi thëniet e dhëndrit të saj. Ajo shtoi se pasi i erdhën të voglat në shtëpi i telefonoi vajzës që të vinte t’i merrte dhe të kujdesej për ta. E ëma e të voglave erdhi në shtëpinë e të ëmës dhe i mori që të trija vajzat. Por jo për t’u kujdesur për ta. Pak më vonë, ajo i la në mes të rrugës dhe u zhduk, mesa duket, për t’u rikthyer te dashnori i saj.

Në spital ku vajzat po mbahen nën kujdes nga bluzat e bardha, mjekja që po i ndjek, pohoi një fakt domethënës: “Janë të vogla dhe e madhja flet, e vogla po ashtu përpiqet. Por asnjëra nuk kërkon nënën e tyre”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top