Connect with us

Vasili- Ramës: Kryeministër trembe frikën dhe fol, nuk ta kemi borxh një tjetër ‘97

Kuriozitete

Vasili- Ramës: Kryeministër trembe frikën dhe fol, nuk ta kemi borxh një tjetër ‘97

Vasili- Ramës: Kryeministër trembe frikën dhe fol, nuk ta kemi borxh një tjetër ‘97

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të flasë për 2 miliardë euro që Shqipëria rrezikon të paguajë për prishjen e disa kontratave.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili paralajmëron një tërmet financiar dhe situatë të ngjashme me firmat pramidale të vitit 1997.

“Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97'. Shqipëria rrezikon të paguajë rreth 2 miliardë euro për prishjen e disa kontratave.

Kjo shumë parash është një termet financiar për ekonominë e vendit dhe për çdo shqiptar. Është e barabartë me pasojat që shqiptarët provuan deri në palcë me rënien e piramidave financiare në 1997”, shkruan Vasili.

Më tej kreu i grupit parlamentar të LSI duke bëtë fajtor kryeministrit Rama për këtë e akuzon se ai flet për gjithçka, ndërsa për këtë situatë katastrofike hesht.

“Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, që flet për gjithçka dhe për asgjë hesht. Ky përgjegjës për këtë situatë katastrofike hesht. Ky mosreagues për zgjidhjen e situatës, megjithëse është paralajmëruar zyrtarisht hesht. Apo mendon ky se sikurse me drogën, që pasi ky përmbyti vendin i futi një letër Evropës dhe lau duart, po kështu do të bëjë edhe me këto miliarda që rrezikon të paguajë Shqipëria dhe shqiptarët e varfër.

Mjaft u trembe, vri frikën kryeministër dhe fol për 2 miliardët, pastaj fol për brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitete të një mendjehumburi”, përfundon Vasili. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top