Kuriozitete
VDEKJE TRAGJIKE PËR NJË PERSON, HUMBI JETËN PAS GODITJES NGA FATORINOJA
VDEKJE TRAGJIKE PËR NJË PERSON, HUMBI JETËN PAS GODITJES NGA FATORINOJA
Një person ka humbur jetën tragjikisht, rreth dy javë pasi u rrah nga fatorinoja i një autobusi. Viktima është 49-vjeçari nga Lushnja, Bardhyl Hasanaj, i cili ka gjetur vdekjen këtë të hënë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai kishte pësuar goditje të forta në kokë, pasi ishte goditur nga fatorinoja i një autobusi që bënte linjën Athinë-Tiranë. më 13 nëntor.
Hasanaj kishte dalë në rrugë dhe i kishte bërë me dorë autobusit të ndalonte, pasi donte të udhëtonte nga Lushnja drejt Tiranës.
Mësohet se viktima në gjendje të dehur, ka dalë te rrethrrotullim i Çermës dhe teksa kanë zbritur disa pasagjerë prej autobusit, ai ka tentuar që të hipë në mjet, por ka hasur në kundërshtinë e fatorinos, pasi mjeti transportonte vetëm pasagjerët e linjës.
Situata është tensionuar për shkak edhe të gjendjes së dehur të viktimës, i cili nuk ka kursyer sharjet, duke bërë që fatorinoja me A.C., 39 vjeç nga Saranda ta godasë me grusht. Për shkak të goditjes por edhe humbjes së ekuilibrit të trupit prej dehjes, ai është rrëzuar në tokë, ku ka përplasur kokën.
Hasanaj u dërgua në spitalin e Lushnjes por për shkak të gjendjes së rëndë u dërgua drejt kryeqytetit ku dhe gjeti vdekjen ditën e djeshme, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.
I dyshuari për ngjarjen u arrestua qysh ditën e ngjarjes nën akuzën e veprës penale “Plagosje e lehtë”. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.