Connect with us

Veliaj me të rinjtë e FRESSH: PS ka treguar se është gjithmonë e hapur

Kuriozitete

Veliaj me të rinjtë e FRESSH: PS ka treguar se është gjithmonë e hapur

Veliaj me të rinjtë e FRESSH: PS ka treguar se është gjithmonë e hapur

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë pjesëmarrës në “Samitin e Studentëve 2k18” organizuar nga FRESSH.

Veliaj u shpreh se në këto momente shoqëria jonë ka nevojë që të fitojë betejën me dijen, ndërsa apeloi për hapje. Kreu i Bashkisë deklaroi se ka qenë gjithmonë kjo aftësi e PS për të pranuar të renë dhe për t’u hapur që e solli këtë forcë politike në pushtet.

“Ka njerëz që mendojnë se duke shtyrë tjetrin, ecin më lart vetë. Ajo që FRESSH ka dëshmuar është në fakt që ne kur punojmë bashkë dhe ngremë lart njëri-tjetrin, ashtu fitojnë. Ndaj fitoi dhe PS, dhe prandaj do të vazhdojë të fitojë, sepse funksionon mbi logjikën që sidomos tani që jemi në pushtet, ne duhet të hapemi akoma më shumë. Logjika tipike në Shqipëri ka qenë që kur jemi në opozitë kemi nevojë për miletin, kështu që hajde ti bëjmë një hapje partisë. Ndërkohë që ajo që kërkon mençuri dhe pjekuri është që: Kur je në pushtet dhe kur i ke të gjitha, pikërisht atëherë që të vazhdosh të ngelesh modest, pikërisht atëherë ke më nevojë më shumë se kurrë që të hapesh”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se ky është momenti i rinisë dhe Partia Socialiste është treguar e gatshme për të pranuar të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në të mirë të vendit dhe shoqërisë. “Ashtu si kripa që i jep shije gjithë gjellës, ashtu edhe ne jemi thirrur që ti japim shije gjithë rinisë shqiptare. Dhe unë besoj që sot më shumë se kurrë është momenti i rinisë. Ajo që thuhet që “kape momentin”, ky është momenti që duhet të kapim. Dhe unë besoj që në një farë mënyrë e kemi filluar mbarë këtë”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se sot më shumë se kurrë të jesh patriot i mirë për vendin është që të tregosh vlera të qytetarisë në jetën e përditshme. “Sot është 26 nëntori dhe është dita e Pavarësisë. Nuk po them se sot ne do caktojmë fatet e kombit, se sot kombi falë Zotit nuk është nën rrezikun e pushtimit, as na duhet të shpallim një pavarësi për mbijetesën tonë si komb. Ne duhet të kemi pavarësi nga zhuli, 105 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ne bëjmë aksion kombëtar për të pastruar vendin. ju inkurajoj të gjithëve të vini flamurë për festën, por nuk mjafton ky turbo- patriotizmi vetëm me flamurë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku bëri të ditur gjithashtu se dhjetori do jetë një muaj solidariteti, ndaj ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e aktiviteteve që do organizohen për këtë qëllim dhe t’i vijnë në ndihmë më të dobtëve.

“Nuk mjafton të thuash shiko varfërinë këtu apo atje, por ne duam që atje ku ta shohim, atje dhe ta ndreqim dhe të sigurohemi që askush nuk kalon pa një vakt, duke filluar nga ata që janë me ndihmë ekonomike, ata që janë pensionistë të vetmuar apo që fëmijët i kanë në emigracion. Do të bëjmë një program masiv ku jam i bindur që shumë prej jush do na jepni një dorë”, bëri të ditur Veliaj.

“Samiti i Studentëve 2k18” mblodhi bashkë qindra të rinj dhe të reja për të diskutuar të gjitha problematikat aktuale, për kulturën, integrimin, inovacionin në fusha të caktuara, sfidat në arsimin, solidarizimi me aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë”, vështirësitë në punësim, për jetën studentore dhe mbi të gjitha për aktivizmin rinor. I shtrirë në tre ditë ky Samit do të vendosë për sfidat që do të përballen të rinjtë në vitin në vazhdim.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top