Connect with us

Vendosni pak nga ky lëng natyral te pllakat e banjos dhe lëreni të veprojë 10 minuta

Kuriozitete

Vendosni pak nga ky lëng natyral te pllakat e banjos dhe lëreni të veprojë 10 minuta

Është e vërtetë se shumë produkte të pastrimit të shtëpisë, si detergjentët bëjnë më shumë dëm sesa pastrojnë. Është e pamundur të hiqni tërësisht dorë nga përdorimi i kimikateve shtëpiakë, por mund të përpiqeni të zvogëloni përdorimin e tyre. Ekipi i “Bright Side” ka zgjedhur disa këshilla të mrekullueshme që do t’ju ndihmojnë të pastroni pllakat e banjos, duke përdorur produkte që gjenden lehtë në çdo kuzhinë dhe shtëpi.

Ju duhet:
1/4 gotë peroksid hidrogjeni (e gjeni në farmaci)
1 lugë gjelle me sapun të lëngshëm
1/2 gotë ujë

Si ta përdorni atë:
Përzieni të gjithë përbërësit. Për të pastruar papastërtitë sipërfaqësore, vendoseni lëngun në një sfungjer dhe u jepni pllakave një fshirje. Pastaj shpëlani sipërfaqen me ujë. Nëse pllakat janë me të vërtetë të pista, vendosni pak lëng mbi to dhe lëreni për 10 minuta. Gjatë kësaj kohe, papastërtitë do të shpërndahen dhe sipërfaqja do të jetë më e lehtë për t’u pastruar. Përsëriteni sërish procesin dhe lani sipërfaqen me ujë.

Nëse dëshironi që banjoja juaj të qëndrojë e pastër për një kohë të gjatë, përdorni teknikën e mëposhtme:
Përzieni ujë dhe uthull në raport 1 me 1 dhe pllakat e banjos lajini me këtë lëng 2 herë në javë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top