Connect with us

Vetëm 1 vjeç e gjysmë dhe peshon 32 kg, vogëlushi vuan nga një sëmundje e rrallë

Kuriozitete

Vetëm 1 vjeç e gjysmë dhe peshon 32 kg, vogëlushi vuan nga një sëmundje e rrallë

Është vetëm një vjeç e gjysmë, por Yağız Bekte, ka një peshë totale prej 32 kilogramësh. Pesha anormale e fëmijës, i lindur nga 26-vjeҫarja Sevda Bekte dhe 32-vjeҫari Sedat, ka rënë në sy të të gjithë dhe është një problem shëndetësor që mjekët e kanë konsideruar si të pazakontë.

Prindërit, të cilët jetojnë në Samsun, janë shokuar në fillim kur kanë panë djalin që rritej në mënyrë të pakontrolluar gjatë gjithë kohës. Rritja e menjëhershme erdhi pasi Yağız ishte 5 muajsh, kështu që prindërit e çuan për analiza në ‘Medicine Faculty’ në ‘Samsun Ondokuz Mayıs University’. Rezultatet e testit treguan se Yağız vuan nga “mungesa e leptineve”, një lloj shndërrimi i rrallë hormonal.

Nëna e djalit tregon se çdo muaj ai shtonte nga dy kilogramë që kur ajo nisi ta ushqente me qumësht gjiri: “Nuk ngopej asnjëherë dhe nuk dija ç’të bëja… Është gjithmonë i uritur… Tani ai peshon 32 kilogramë. Është shumë e vështirë për mua të kujdesem për të. Po vesh rrobat e vëllait më të madh, që është 9 vjeç. Nuk gjejmë dot veshje që mund t’i përshtaten. Ai është një vit e gjysmë tani, por nuk mund të ecë për shkak të mbipeshës”.

Vogëlushi ka nevojë për një ndërhyrje e cila kushton më shumë se 4,441 dollarë, por i ati tregon se me një pagë normale, ata nuk mund t’ia mundësojnë dot këtë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top