Connect with us

Videoja prekëse: Momenti i ribashkimit të burrit të pastrehë me të birin, të cilin nuk e kishte takuar mbi 37 vite (Foto/Video)

Kuriozitete

Videoja prekëse: Momenti i ribashkimit të burrit të pastrehë me të birin, të cilin nuk e kishte takuar mbi 37 vite (Foto/Video)

Një moment prekës është filmuar ku shfaqet një burrë i pastrehë duke u ribashkuar me të birin të cilin për herë të fundit e kishte parë para 37 viteve.

Rudolph Taylor 60-vjeç ka qenë i pastrehë për më shumë se gjysmën e jetës së tij, transmeton Telegrafi.

Qysh si 20-vjeç, Taylor ishte arrestuar pasi ishte shpallur fajtor për masakrimin e vëllait të vet.

Ai ishte përjashtuar nga ushtria amerikane dhe kishte qëndruar prapa grilave për më shumë se pesë vite.

Por, sot ai jeton në një shtëpi të improvizuar në pjesën veriore të Houston, Teksas, ku shet gjësende të ndryshme për të fituar para të mjaftueshme për ushqim dhe cigare.

2

Ai nuk e kishte parë familjen e tij për më shumë se 37 vite, kur i biri i tij i dytë Kevin ishte vetëm tre vjeç. Pas shumë viteve, Kevin krijoi familjen e tij dhe u zhvendos në Colorado.

Por ai asnjëherë nuk ndaloi së reshturi duke kërkuar babanë e vet nëpër Teksas. Dhe pas një kohe, rastësisht e pa në televizion një kronikë ku disa policë blinin gjësende prej tij.

Aty e mësoi vendndodhjen e tij dhe pasi u ribashkuan, videoja e tyre përloti gjithë Amerikën. /Telegrafi/

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top