Kuriozitete
Videoja që po trondit internetin
Gjatë 24 orëve të fundit, në internet po qarkullojnë disa pamje të rënda, ku Mandy McGowen, një nënë e re bie në tokë në një supermarket të Massachusetts, si pasojë e overdozës. Gruaja është në shoqërinë e vajzën e saj 2 – vjeçare.
Por ajo që ka tronditur përdoruesit është mënyra sesi vajza 2 – vjeçare mundohet të tërheqë prej krahu të ëmën ndërsa në të njëjtën kohë bërtet me të madhe, që dikush ta dëgjojë dhe t’i vijë në ndihmë.
Sipas autoriteteve, gruaja kishte marrë një overdozë heroine. Në videon pak më lart shihet pikërisht ky moment i trishtueshëm, kur e vogla kërkon ndihmë për mamanë e saj.
Pak kohë më parë, Departamenti i Policisë të Ohio, SHBA, postoi disa imazhe të një çifti në makinë, përdorues heroine, të cilën qëndronin pa ndenja në makinë, ndërkohë që në sediljen e pasme ndodhej fëmija tyre i vogël. Kjo fushatë e autoriteteve amerikane ka për qëllim ndërgjegjësimin e njerëve për efektet e tmerrshme të heroinës.