Kuriozitete
VIDEO/Shpërthen Kastro Zizo: Këta të mallkuar po e përdhosin artin
VIDEO/Shpërthen Kastro Zizo: Këta të mallkuar po e përdhosin artin
Mes 70 këngëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH, 22 prej tyre janë votuar nga juria e përbërë nga Markelian Kapidani, Luan Zhegu, Ben Andoni, Sokol Marsi, Edmond Rapi për t’u ngjitur në skenë në festivalin e fundvitit.
Mes 48 këngëve të skualifikuara, ishte dhe “I huaji” i Kastro Zizos, historia e një djali i cili largohet jashtë shtetit si emigrant, pavarësisht lotëve të nënës së tij.
Ai zhvendoset të jetojë diku larg, nisi një punë si pjatalarës, pra historia e një shqiptari që jeton si i huaj në një shtet tjetër, një këngë ku e gjejnë veten shumë prej nesh.
I ftuar në “Top Magazine”, Kastro ka “shpërthyer” për këngën e tij:
“Ajo këngë ka mundësi për të pasur 2 milionë lloj refrenesh. Aty kemi të bëjmë me një vals jete, me një vals vdekjeje, me lotët e nënës, me lotët e grave, edhe me lotët e atyre emigrantëve që vijnë këtu dhe nuk njohin fëmijët e vet. Po këta janë pazarxhinj të vegjël. Këta po e përdhosin artin. Kanë 27 vjet të mallkuarit”./a.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.