Connect with us

Vin Diesel nuk e harron mikun e tij Paul Walker, ja si e kujton në këtë 4 vjetor

Kuriozitete

Vin Diesel nuk e harron mikun e tij Paul Walker, ja si e kujton në këtë 4 vjetor

Vin Diesel nuk e harron mikun e tij Paul Walker, ja si e kujton në këtë 4 vjetor

Ishte 30 nëntori i vitit 2013, data që tronditi Hollywoodi-n dhe mbarë botën e showbizzit për vdekjes e aktorit të filmit “Fast and Furious”, Paul Walker.

Humbja e Paul i tronditi të gjithë dhe veçanërisht kolegun e tij Vin Diesel. Ylli i filmit “Fast and Furious” Vin Diesel, përmes një fotografie dhe një mbi shkrimi të postuar në rrjetin e tij social Instagram ka kujtuar mikun e tij të ndjerë.

“Pavarësisht sa larg je, edhe nëse je një çerek milJe larg, ose një gjysmë rrugë larg nga bota, ti gjithmonë do të jesh pjesë e familjes”, ka shkruar Diesel.

Paul Walker humbi jetën tragjikisht gjatë një aksidenti me makinë në vitin 2013. Dy vjet pas vdekjes së tij, vajza e tij vendosi që ta përkujtojë atë duke njoftuar krijimin e Fondacionit “Paul Walker”, një organizatë bamirëse që do promovon bursa për studentët e biologjisë detare, duke kombinuar filantropinë e aktorit me dashurinë e tij të madhe për detin.

Vetë Walker, gjatë jetës së tij, kishte themeluar një organizatë e cila u erdhi në ndihmë viktimave të tërmetit në Haiti të vitit 2010. Sot kjo shoqatë menaxhohet nga vëllai i tij Cody. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top