Kuriozitete
VJOSA FRYHET FURISHËM DHE DEL NGA SHTRATI, NOVOSELA DHE ZONAT PËRRETH RREZIKOJNË PËRMBYTJEN
VJOSA FRYHET FURISHËM DHE DEL NGA SHTRATI, NOVOSELA DHE ZONAT PËRRETH RREZIKOJNË PËRMBYTJEN
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika të shumta në të gjithë vendin, ku momentalisht rreziku më serioz i kanoset fshatrave të Vlorës dhe Fierit.
Gjithçka pasi lumi Vjosa ëshhtë fryrë furishëm, duke rritur nivelin me 20 cm në orë, çka ka sjellë dhe daljen e tij.
Zona më në rrezik është fshati Novoselë në Vlorë, si dhe disa fshatra të Vlorës.
Shtabet e Eemergjencave ndodhen në zonat problematike, bashkë me shërbimet e prefekturës dhe bashkive.
Në terren kanë zbritur dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli si dhe ai i Fierit, Armando Subashi. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.