Connect with us

Vrau efektivin e FNSH në Torovicë, kërkohet burg për jetë për David Qosaj

Kuriozitete

Vrau efektivin e FNSH në Torovicë, kërkohet burg për jetë për David Qosaj

Vrau efektivin e FNSH në Torovicë, kërkohet burg për jetë për David Qosaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot burg për jetë për David Qosaj i cili në 2 shtator të 2016 vrau efektivin e FNSH, Ardian Kodra.

FNSH kishte ndërmarrë një operacion për arrestimin e tij pasi banorët njoftuan se Qosja po terrorizonte fshatin e tij në Torovicë të Lezhës duke qëlluar me automatik në ajër.

30 vjeçari nisi të qëllojë me armë nga banesa e tij dhe u dorëzua pas 5 orë lufte. Sipas prokurorisë Daviq Qosaj rrezikoi dhe jetën e 2 efektivëve të tjerë.

Në janar të 2017 nisi gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Efektivi Ardian Kodra u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’. Seanca e radhës është caktuar më 23 tetor.

Ngjarja/ Dosja e prokurorisë

Mesditën e datës 02.09.2016, pranë shërbimit të Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë ka mbërritur një telefonatë nga një banor i fshatit Torovicë, i cili ka njoftuar se “..një fqinj i tij, i quajtur David Qosaj, ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik…”.

Duke vlerësuar informacionin, shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga kolegë të të FNSH Shkodër, janë pajisur me armatimin përkatës dhe me dy blinda janë nisur drejt Torovicës, ku fillimisht kanë marrë kontakt me dëshmitarin S.P., i cili u ka rikonfirmuar faktin e pretenduar në telefon, duke iu treguar njëkohësisht dhe banesën e shtetasit të dyshuar.

Duke parë tashmë më konkretisht situatën dhe rrezikshmërinë e ndërhyrjes për neutralizimin e objektivit është organizuar lëvizja më blinda ku blindi në të cilin udhëtonin dëshmitarët T.T , viktima Ardian Kodra drejtues mjeti, si dhe punonjësit e policisë, dëshmitarët e dëmtuar E. B. dhe V. T., ka lëvizur në drejtimin Veri–Jug, duke patur banesën në krahun e majtë.

Për shkak të terrenit, pranisë së shkurreve të larta në pjesën pranë banesës nuk sigurohej fushëpamje dhe shërbimet policore mund të ishin lehtësisht në objektivin e të pandehurit, ndaj është orientuar nga drejtuesit e operacionit që blindi të zhvendosej disa metra më në jug në një distancë më optimale ku dhe fushëpamja ishte më e plotë, duke mbuluar jo vetëm pjesën ballore të objektit, por prej aty mund të kontrolloheshin më mirë rrugëdaljet e mundshme nga banesa.

Pjesë e planit operacional ishin lëvizjet e dëshmitarit T.T në drejtim të pjesës së pasme të objektit dhe e dëshmitarëve V.T dhe E.B., të pozicionuar në anën e djathtë të blindit të mbrojtur prej tij nga qitjet e të pandehurit, të cilat kanë qënë të herëpashershme por që gjithsesi ky i fundit tashmë ka qënë brënda fushëpamjes se shërbimeve policore.

Gjatë kryerjes së veprimeve të pozicionimit të trupave,s iç edhe u citua më lartë, nga banesa vazhdohej të qëllohej kryesisht drejtë pozicionit ku ndodhej blindi e ndërkohë dëshmitarët V.T dhe E.B kanë parë drejtuesin e blindit, viktimën Ardian Kodra i cili ka dalë dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës, prapa një peme. Lëvizja e trupave të policisë dhe pozicionimi i tyre në pika nga ku objekti ishte tërësisht në kontrollin e tyre ka vënë në lëvizje të pandehurin, i cili tashmë ka shtuar intesitetin e gjuajtjeve drejtë blindit duke shkaktuar atij dëmtime.

Duke parë situatën,V.T. dhe kolegë të tjerë i kanë thënë viktimës që të largohej nga pema, por ai me armë në dorë ka thërritur disa herë emrin e të pandehurit, i cili tashmë ka ndjerë më afër rrezikun dhe ka qëlluar nga dritarja e katit të dytë të pjesës jugore të banesës me fushëpamje të plotë drejtë blindit dhe sakaq njëri prej plumbave ka goditur dhe Adrianin duke e lënë të vdekur në vend.

I pandehuri, duke parë intensifikimin e veprimeve nga ana e shërbimeve policore, si dhe duke qenë se nga qitjet ka marrë flakë kati i dytë i banesës së tij, duke i rrezikuar jetën e duke mos gjetur mundësi tjetër është hedhur nga banja për të kaluar më pas tek një parcelë me misër ku dhe ka tentuar të fshihej.

Duke qenë se tashmë ishte bërë dhe individualizimi i plotë i subjektit shërbimet policore kanë ngushtuar rrethimin duke i bërë thirrje të herëpashershme për tu dorëzuar dhe pas disa orësh është bërë e mundur jo vetëm kapja e tij,tek një parcelë me misër por dhe sekuestrimi i armës automatik, me të cilën ai kishte qëlluar drejtë shërbimeve policore. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top