Kuriozitete
Vrau gruan se nuk i kishte përgatitur mëngjesin, ja çfarë deklaroi 50 vjeçari në gjyq
Vrau gruan se nuk i kishte përgatitur mëngjesin, ja çfarë deklaroi 50 vjeçari në gjyq
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot “arrest me burg” për Sami Metushin, 50-vjeçarin që vrau me thikë bashkëshorten në Kavajë.
Autoritetet bëjnë me dije se gjendja e tij psikologjike ka qenë shumë e ngarkuar dhe nuk ka mundur të shpjegojë asgjë.
Tri nga fëmijët e çiftit kanë mbetur të shokuar kur kanë parë të atin me duart e gjakosura, i cili më pas u kishte treguar se kishte vrarë nënën e tyre.
“Jemi të shokuar, prindërit tanë s’kanë patur kurrë konflikte. Ata shkonin shumë mirë, përveç rasteve kur debatonin për hallet e shtëpisë.
Kur erdhi i kërkoi bukë nënën dhe disa rroba të tjera për t’u ndërruar. Por nëna nuk i kishte bërë gati pasi po merrej me punë të tjera të shtëpisë. Më pas , ai doli jashtë dhe na tha se e kishte qëlluar nënën për vdekje”, treguan fëmijët.
Gjatë seancës ku po jepej masa e arrestit, Metushi u pa të përlotet, teksa shfaqi shenja pendese. “Ditën e ngjarjes mu errën sytë, nuk e di ç’kam bërë. Kishim 4 vjet grindje me bashkëshorten”, deklaroi ai në gjyq.
Pas sherreve të vazhdueshme, Sami Metushi, 58 vjeç, ka goditur me thikë gruan e tij Sose Metushi, 57 vjeç, prindër të dy djemve të rritur dhe tre vajzave. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.