Kuriozitete
Xhafaj: Ligji për vettingun në polici në proces hartimi, ka informacione për njerëz të caktuar
Xhafaj: Ligji për vettingun në polici në proces hartimi, ka informacione për njerëz të caktuar
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, komenton procesin e vettingut në Policinë e Shtetit, për të cilin Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të nisë nga zbatimi në muajin janar, ku uniformat blu do të kalojnë në sitë për të verifikuar pastërtinë e figurës.
Pas një aktiviteti për të miturit ku ishte i pranishëm ditën e sotme, ministri u pyet nëse ka një shifër të caktuar për policët që pritet të largohen.
“Vettingu në polici është në procesin e hartimit të ligjit, do të njiheni me aktet nënligjore. E kam të vështirë të them se sa nuk do të plotësojnë kriteret dhe standardet që të mos jenë më në strukturat e Policisë së Shtetit”, u shpreh Xhafaj.
Ai tha se mund të ketë informacione për njerëz të caktuar, por të bësh të një vetting të gjithë atyre në të gjitha këto kërkesa është tjetër gjë.
I pyetur nëse Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka përjashtuar 20 efektivë, ai kërkoi që të pyetet autoriteti përkatës, “Është një proces që e bën ky institucion dhe ne e marrim atë të mirëqenë”. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.