Showbiz
Zanfina tregon se si e mori lajmin që është bërë teze (VIDEO)
Në vitin 2016, Zanfina Ismaili humbi nënën e saj.
Që nga ai moment këngëtarja u largua edhe nga fansat e saj, deri në momentin kur solli projektin dedikuar nënës së saj të ndjerë.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, javë më parë familja Ismaili u gëzua me ardhjen në jetë të Uliksit, fëmijës së parë të Adelina Ismailit.
Zanfina për herë të parë përjetoj ndjenjën e të bërit teze.
Ajo në një intervistë për emisionin Express Rozë, ka folur më shumë rreth kësaj, duke treguar kështu se si e mori lajmin që është bërë teze.
Se sa ia ka ndryshuar jetën ky fëmijë, e kuptoni duke klikuar në videon e mëposhtme të emisionit më të shikuar në vend, Express Rozë.