Connect with us

Zbrazen fshatrat, shqiptarët po bëhen bullgarë për të ikur në Europë

Kuriozitete

Zbrazen fshatrat, shqiptarët po bëhen bullgarë për të ikur në Europë

Arman Kadriu ka emrin shqiptar, por ky fëmijë 12 vjecar e konsideron veten bullgar, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Nuk dua të qëndroj këtu te ruaj lopët. Dua të luaj futboll”, – thotë ai, i tëri i djersitur kur luan futboll në një rrugë të pa asfaltuar në fshatin e rajoni të Golo Bërdo.

“Në Agli me pasarportë bullagare, kjo është e mundur”, – thotë ai.

Kurse në Shqipëri ku tani po shqyrtohet ligji i pakicave, nuk ka bullgarë në mesin e pakicave etnike.

Derisa Maqedonia instiston se banorët e kësaj ane janë maqedonas, Agjencia shtetërore ”Bullgarët jashtë vendit” e cila ndihmon banorët e kësaj ane të pajisen me pasaporta bullgare thekson se, këta banorë janë bullgare dhe se janë vendosur në Shqipëri në shekullin V.

Nuk ekziston stastika, por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se ka rreth 100 mijë bullgarë.

Parlamenti Evropian në muajin shkurt kërkoi nga Tirana ti fut në ligj dhe ti njoh në praktikë të drejtat e personave me origjinë bullgare nga Prespa, Golo Bërda dhe Gora. Kjo porosi “na dha shpresë të re.

Për cdo ditë 7 apo 8 persona vijnë dhe interesohen për pasaportat bullgare” thotë Haxhi Pirushi. Ai e drejtojn shoqatën “”Prosperitet Golloborda” , e cila ju jep vërtetime për origjinën bullgare të shqiptarëve dhe e njëjta është e njohur nga qeveria në Sofi.

Një dëshmi për origjinën gollobordase, bashkë me kartën e anëtarësisë së shoqatës u kushton atyre 150 euro. Tahir Mucina nga Trebishta, një fshat i cili dikur kishte 6 mijë banorë thotë se, më tepër se gjysma e banorëve kanë ikur në perëndim me një pasaportë bullgare. Edhe banorët e rajonit të Prespës me të madhë janë duke u pajisur me pasaporta bullgare, njofton AFP.

Bullgaria është vendi me nivelin më të ulët të jetesës brenda Bashkimit Europian, por ajo është kthyer në burim shprese për qindra banorë të zonës së Gorës në verilindje të Shqipërisë.

Nëntë fshatrat e kësaj zone popullohen nga banorë që kanë trashëguar gjuhën sllave të ngjashme me atë maqedonase, e që mendohet se janë ngulur aty mes shekujve XI dhe XIII, kohë kur Bullgaria u përfshi nga lëvizja bogomile-që banorët e shqipërojnë “të dashurit e Zotit”.

Përgjatë dy dekadave të tranzicionit, ky komunitet është tunduar shpesh nga ofertat për nënshtetësi ballkanase. Në vitet ‘90 erdhën serbët që, përmes përpjekjesh të fshehura u munduan ta përgatisin Gorën si minoritet të tyren në Shqipëri. Më pas, edhe maqedonasit synuan një gjë të ngjashme, duke u premtuar edhe pasaporta goranëve.

Të tretët ishin bullgarët, të cilët ndryshe nga dy pretendentët e parë ia dolën të shkaktonin valën më të madhe të emigrimit dhe zbrazjen e zonës nga banorët e saj.

Në fillim të vitit 2015, fshatrat e Shishtavecit dhe Zapodit u vendosën në fokusin e medias për të ilustruar fluksin e lartë të largimeve nga Shqipëria dhe kërkesave për azil në vendet e BE-së. Në të vërtetë, banorët e këtyre fshatrave përdorën pasaportat e reja bullgare për të nisur një jetë të re në Perëndim, shumë herë më të favorizuar se mijëra shqiptarë që përfunduan në kampet e azilkërkuesve.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top