Kuriozitete
Zbulohet e kaluara e Arielës dhe Aldosenit: Ai i kishte kërkuar dorën
Ariela Murati është vajza që u qëllua me armë ditën e sotme nga Aldosen Belulaj pasi i kishte refuzuar kërkesën për t’u lidhur. 21-vjeçarja dhe 23-vjeçari njiheshin prej disa vitesh dhe kishin përfunduar shkollën e mesme së bashku në fshatin Zarrëz të Patosit.
Pas kishte përfunduar shkollën e mesme, Ariela vazhdoi studimet në Tiranë dhe ishte në vit të tretë të Fakultetit të Drejtësisë. Nga ana tjetër Alsodeni ishte larguar për disa kohë nga Shqipëria, më pas ishte kthyer në Tiranë dhe pas studimeve kishte nisur punë si infermier.
23-vjeçari i kishte shkuar në shtëpi Arielës për t’i kërkuar dorën, por prindërit e saj nuk kishin rënë dakort. 21-vjeçarja i kishte kërkuar Aldosenit mos ta besdiste më.
Sot ai e ndaloi Arielën në rrugë dhe kur u refuzua sërish, e qëlloi për vdekje vajzën. Më pas 23-vjeçari qëlloi edhe veten me një plumb në kokë dhe tani ndodhet në gjendje kritike për jetën.