Kuriozitete
Zbulohet e vërteta vajzës që bie nga shkëmbi në ujë, kurse mashkulli pranë saj e largon këmbën dhe nuk e ndihmon (Foto/Video)
Videoja në të cilën shihet një femër duke u rrëzuar në ujë nga një shkëmb, ku në momentet më tronditëse mundohet të mbahet për këmbën e një të riut i cili në një moment e shtynë, kishte shkaktuar reagimet e ashpra nëpër botë.
Por, tani janë zbuluar detajet se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur në këtë shkëmb të shumëpërfolur, ku mijëra njerëz kishin kritikuar veprimin e të riut që u tregua i pashpirt, transmeton Telegrafi.
Ajo kishte kërcyer nga shkëmbi dhe befasisht kishte rrëshqitur, dhe gjatë rrëzimit është munduar të mbahet në këmbën e të riut i cili po qëndronte pranë saj, por ai e kishte larguar dhe ajo kishte përfunduar në det.
Burri që kishte publikuar videon quhet Aleksandar Tikhomirov, kurse tani për Unilad ka zbuluar se vajza në video është ish-bashkëshortja e tij, modelja ruse Meri Shum.
Ndërsa mashkulli që kishte larguar këmbën quhet Jay Alvarez, dhe njihet si ylli i Instagramit.
“Ajo rrëshqiti dhe u rrëzuar nga shkëmbi. Për fat të mirë nuk ka thyer asgjë, por ka lënduar lehtë këmbën dhe shpinën. Menjëherë kemi shkuar në spital, pasi që nuk mund të ecte, por për fat të mirë gjithçka ka përfunduar mirë”, ka shpjeguar ai.
Aleksanar i cili gjithashtu ka një fëmijë me modelen ruse, thotë se nuk fajëson Alvarezin që kishte lëvizur këmbën.
“Nuk e kishte lëvizur këmbën sepse është idiot, por pasi që e gjithë ngjarja ndodhi brenda një sekonde”, ka shtuar ai. /Telegrafi/