Kuriozitete
Zbulohet laboratori më i madh e drogës, tre shqiptarë bënin kërdinë në Angli
Policia britanike ka zbuluar atë që mund të besohet si laboratori më i madh i kanabisit që është zbuluar ndonjëherë në Staffordshire.
Sipas mediave angleze gjashtë persona u arrestuan teksa policia zbuloi fermën “Tre Angels” në Ivetsey Road, Wheaton Aston.
Rreth 3,100 bimë kanabis u zbuluan në hambaret e një shtëpie. Këto bimë në treg, sipas policisë, kapin shifrën e 1.5 milionë paund.
Ndër personat e arrestuar të moshave 17 dhe 44 vjeç, tre prej të cilëve janë shtetas shqiptarë dhe tre të tjerë vendas.
Ata janë dërguar në qelinë e komisariatit më të afërt të policisë.
Inspektori Richard Meaden, drejtues i komisariatit në jug të Stefordshajërit, deklaroi se hetimi është ende në fazat e hershme.
Richard Meaden thotë:
Megjithatë mund të konfirmojmë se 3.100 bimë kanabis janë sekuestruar, të cilat do të sillnin fitime deri në 1.5 milion paund”.
Ky është laboratori më i madh e më i sofistikuar i kanabisit të gjetur ndonjëherë. Inspektori shprehu kënaqësinë e tij që kjo sasi lënde narkotike po hiqej nga rrugët.