Kuriozitete
Zbulohet letra, arsyeja politike që e detyroi deputetin të dorëqihet
Zbulohet letra, arsyeja politike që e detyroi deputetin të dorëqihet
Zbulohet arsyeja e dorëheqjes nga mandati, i deputetit të PDIU-së në qarkun Elbasan Bujar Muça.
Në letrën që ai i ka dërguar KQZ-së, theksohet se arsyeja kryesore e këtij vendimi është fakti se forca politike që përfqëson nuk i ka dhënë hapsira për mbajtjen e premtimeve.
Sipas deputetit, duke mos qenë në gjendje që të mbajë premtimet e dhëna për qytetarët, ka vendosur që të heqë dorë nga mandati i deputetit.
"Duke parë që, për shkak të rrethanave të ndryshme politike, forca politike që unë përfaqësoj nuk i arriti objektivat e veta, dhe si rrjedhojë unë nuk po gjej hapësirat e duhura për mbajtjen e premtimeve, mbështetësve dhe votuesve të mi, kam vendosur të jap dorëheqjen," thekson mes të tjerave deputeti.
Kërkesa e mbërritur në KQZ i është referuar Kuvendit, dhe pas pranimit të saj Muça do të lirohet nga detyra e ligjvënësit.
Vendin e tij pritet ta marrë avokatja Elena Xhina, bazuar në listën e kandidatëe që PDIU kishte për qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 Qershorit. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.