Kuriozitete
Zbulohet misteri i rrethit rreth super-hënës. Shpjegimi do t’ju lerë gojëhapur
Sot në shumë vende të botës u pa madhështia dhe bukuria e hënës. Për romantikët ishte diçka e bukur nën të cilën mund të shkëmbenin puthje me partnerin, për të tjerë ishte thjesht një kuriozitet për ta parë, por sido që të jetë të gjithë u habitën nga një rreth i madh drite përqark hënës. Çfarë është vallë?
Shpjegimin na e jep shkenca. Unaza që duket rreth hënës, shkaktohet nga përthyerja e rrezeve të hënës (të cilat sigurisht janë reflektim i rrezeve të diellit) nga kristalet e akullit në atmosferën e sipërme. Forma e këtyre kristaleve të akullit rezulton në një fokusim të dritës në formën e një unaze. Meqënëse kristalet e akullit normalisht kanë të njëjtën formë gjashtëkëndore, unaza e hënës është gjithmonë në të njëjtën madhësi.