Kuriozitete
Zbulohet pse Monika Kryemadhi nuk e heq nga trupi varësen dhe unazën
Zbulohet pse Monika Kryemadhi nuk e heq nga trupi varësen dhe unazën
Në dalje të ndryshme publike vihet re se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk heq kurrë dorë nga mbajtja e një varëse dhe e një unaze të florinjtë.
Por a dini se pse Kryemadhi nuk heq dorë asnjëherë prej tyre? Më shumë mbi këtë afeksion të saj e ka zbuluar opinionisti Olti Curri.
Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, ai zbulon se varësja dhe unaza janë marrë në Medjugorje, një fshat në Bosnje që njihet si vend i shenjtë.
“Unë kam vend të mbarë Shën Vlashin, shoh që mikja ime mban në duar varësen dhe unazën nga Medjugorje, një vend ku miliona njerëz dhe shumë shqiptarë gjejnë frymëzimin e besimit për të shkuar përpara. Të besosh do të thotë që ke shpresë ta lësh shpirtin në duar të sigurta”, shkruan Olti. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.