Kuriozitete
Zbuloni çfarë nënkupton gjatësia e gishtit të unazës te femrat
Të gjithë bëhemi paksa të çuditshëm dhe të interesuar kur bëhet fjalë për atë se çfarë thotë gjatësia e gishtit të unazës për personalitetin tonë. Rezulton se ekzistojnë tre “tipa” kryesorë të gishtit të unazës, të cilët zbulojnë se cilat janë tiparet dhe karakteristikat e personalitetit tonë. Më poshtë po ju tregojmë se si ta bëni këtë dhe të shihni cili është personaliteti juaj.
Shikoni gishtin tuaj të unazës dhe krahasoni me gishtin tregues, a janë me gjatësi të njëjtë apo njëri është pak më i gjatë se tjetri? Tani, duke u bazuar në fotografinë e mësipërme shikoni ku bëni pjesë ju, në A, B apo C, shkruan telegrafi. A e gjetët ku bëni pjesë? Ja se çfarë nënkuptojnë këto.
A- Nëse gishti juaj i unazës është më i gjatë se gishti juaj tregues ju jeni…simpatike. Askush nuk ju thotë “jo” juve, por ju jeni me gjithë kuptimin e fjalës, një princeshë.
B- Nëse gishti juaj i unazës është më i shkurt se gishti juaj tregues ju jeni…e mirë, e sigurt dhe super efikase. Ju jeni një person shumë serioz dhe keni qëllime serioze të jetës.
C- Nëse gishti juaj i unazës është me gjatësi të njëjtë sikurse gishti juaj tregues ju jeni…paqësore, i merr gjërat shtruar. Nuk jeni një shtypëse e as personi që krijon konflikte.