Connect with us

Zbuloni sa e rëndësishme është familja për çdo shenjë të horoskopit

Kuriozitete

Zbuloni sa e rëndësishme është familja për çdo shenjë të horoskopit

Zbuloni sa e rëndësishme është familja për çdo shenjë të horoskopit

E dinit se shenjat astrologjike kanë një ndikim të madh tek marrëdhënia që krijojmë me familjarët dhe rëndësia që ju japim atyre?

Doni apo nuk doni ta pranoni, familja ka një ndikim shumë të madh në jetën e gjithë secilit prej jush, është pjesë e identitetit që keni, gjithsesi disa i kushtojnë vëmendjen dhe përkushtimin e duhur, ndërkohë që të tjerë vendosin të tjera gjëra prioritet dhe e lënë atë disi pas dore. Ja çfarë përfaqëson familja për secilën shenjë:

Shenjat e zjarrit: Dashi, Luani, Shigjetari

Për shenjat e zjarrit familja është gjëja më e rëndësishme që kanë. Përfitojnë nga çdo mundësi që ju jepet për të qëndruar pranë me njerëzit e dashur dhe për t’u argëtuar, por janë gjithashtu të gatshëm për t’i ndihmuar në momentet e tyre të vështira.

Shenjat e ujit: Gaforrja, Akrepi, Peshqit

Shenjat e ujit janë disi të dyjëzuara kur bëhet fjalë për raportin me familjen. Ata janë mjaft të lidhur me traditat dhe festat e fundvitit apo datëlindjet dhe qëndrojnë pranë njerëzve të afërm për të forcuar lidhjet si dhe për të ndihmuar. Vetëm se kur në familje ka probleme apo konflikte, këto shenja preferojnë të izolohen e të distancohen.

Shenjat e ajrit: Binjakët, Peshorja, Ujori

Për shenjat e ajrit familja nuk është gjithmonë e para. Në shumë raste individi, miqtë apo partneri/ja janë prioritarë. Festat janë rastet kur ata bashkohen më shumë me familjarët, por pasi ato mbarojnë sërish vendoset largësia mes tyre.

Shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha, Bricjapi

Për shenjat e tokës familja është thelbësore. Ata kanë gjithmonë nevojë të ndihen pranë dhe të mbrojtur nga personat më të afërt dhe që kane besim absolut. Sipas living, u pëlqen të mblidhen me familjarët jo vetëm për festa, por edhe në ditë të zakonshme pavarësisht kilometrave të tëra që mund t’i ndajnë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top