Connect with us

Zbuloni si janë miqtë tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit

Kuriozitete

Zbuloni si janë miqtë tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit

Zbuloni si janë miqtë tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit

Çdo shenjë e zodiakut ka mënyra të ndryshme për tu lidhur me të tjerët e për të zgjatur më shumë një miqësi. Në bazë të karakteristikave të tyre, mund të gjeni në krahët e kujt mund të ngushëlloheni, ai/ajo që ju motivon apo kush ju jep një sërë këshillash të vlefshme.

Një mik Dashi

Nga ai mund të presësh ndershmërinë më të plotë dhe të vrazhdë nëse është e nevojshme. Besojini një miku të shenjës së Dashit dhe bujarisë së tij.

Një mik Demi

Ju mund të mbështeteni tek ai. Është shumë i mirë për t'ju dëgjuar dhe këshilluar. Gjithmonë gati për të qenë pranë jush. Një mik i shenjës së Demit fokusohet në raportet që zgjasin, edhe në miqësi. Miq përgjithmonë!

Një mik Binjakët

Ju infekton me dashamirësinë e tij dhe arrin t’ju mbush me gëzim dhe pozitivitet me iniciativat e tij të shumta. Gjithmonë plot fantazi, është personi ideal për ta pasur pranë nëse keni frikë të mërziteni.

Një mik Gaforrja

Është ai që ju jep ëmbëlsi dhe këshilla të vlefshme. Me gjithë ndjeshmërinë që kanë, do të jenë gjithmonë në gjendje t’ju kuptojnë dhe paralajmërojnë për njerëzit jo të sinqertë. Një mik për të mos u humbur!

Një mik Luani

Me të ndjeheni e rrethuar nga një valë ngrohtësie dhe bujarie. Gjithmonë i gatshëm për të bërë dhurata e mbi të gjitha do t'ju bëjë të ndiheni sikur të ishin pjesë e familjes. Një mik luan meriton të trajtohet me shumë kujdes.

Një mik Virgjëresha

Mund t'i drejtoheni atij si një udhëzues i vërtetë shpirtëror. I famshëm për gjykimin e tij, është gjithmonë i gatshëm të të japë një këshillë, duke i kushtuar rëndësi fjalëve. Do të bënit mirë ta dëgjonit!

Një mik Peshorja

Argëtimi me siguri nuk do t’ju mungojë me një mik të kësaj shenje! Askush më mirë nuk është në gjendje t’ju bëjë të harroni problemet dhe të shpërqendroheni në mënyrën më fantastike. I jep kthjelltësi jetës suaj.

Një mik Akrepi

Mund të mbështetesh gjithmonë tek një aleat i tillë dhe që është i gatshëm të luftojë krah teje. sipas intv, të njeh në detaje, si pak të tjerë dhe ndaj di si t'ju vlerësojë për atë që ju jeni.

Një mik Shigjetari

Lumturia e bën padron! Në gjendje të të rrethojë gjithmonë me alegri, humor të mirë dhe dëshirën për të bërë gjëra të reja. Është personi i duhur për ju, kur ju duhet një dozë e mirë optimizmi.

Një mik Bricjapi

Mund të mbështetesh tek ai në çdo kohë. Një mik i shenjës së Bricjapit është dhe do të jetë gjithmonë aty sepse edhe dashuria e tij është e sinqertë.

Një mik Ujori

Nëse keni një mik të shenjës së Ujorit, keni kështu një mik të aventurës. Duket sikur ai jeton në një botë krejtësisht të tijën, por është gjithmonë i gatshëm t'ju marr edhe ju aty, për të ndarë ëndrrat, fantazitë, projektet dhe ta bëjë jetën tuaj edhe më të bukur.

Një mik Peshqit

Nëse keni një mik të kësaj shenje nuk do t'ju mungojë dikush me të cilin ju mund të flisni. Gjithmonë i gatshëm për të qëndruar afër, ka një intuitë për të kuptuar njerëzit, cilësi që e bën miqësinë me të shumë të ngushtë dhe të sinqertë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top