Connect with us

Zhdukja e dy vajzave në Tiranë, dëshmia e shoqes alarmon policinë

Kuriozitete

Zhdukja e dy vajzave në Tiranë, dëshmia e shoqes alarmon policinë

Zhdukja e dy vajzave në Tiranë, dëshmia e shoqes alarmon policinë

Që prej ditës së hënë, dy vajza 16 vjeçare rezultojnë të zhdukura, çka ka alarmuar Policinë e Tiranës.

Kanë qenë vetë familjarët e adoleshenteve që kanë denoncuar në polici zhdukjen pa lënë gjurmë të dy të miturave, përkatësisht të vajzave me iniciale A.O dhe E.P.

Ato mësohet se janë gjimnaziste në Kamëz, dhe që prej mëngjesit të së hënës, kur janë nisur për në shkollë, familjarët nuk kanë parë as dëgjuar më për to.

Konkretisht babai me inicialet B.O., 44 vjeç dhe i vëllai M.P., 23 vjeç, kanë bërë denoncimin një ditë më parë në komisariatin nr.5.

Nga hetimet e deritanishme dhe marrja në pyetje e shokëve dhe shoqeve të klasës, policia ka ngritur dyshime se vajzat mund të jenë nisur drejt Kosovës.

Ka qenë një nga shoqet e adoleshenteve që ka treguar se i kishte dëgjuar ato një ditë teksa flisnin për një udhëtim të mundshëm drejt Kosovës.

Për këtë arsye, Policia kërkoi informacione nga Policia Kufitare e Kukësit, për të parë nëse vajzat kishin udhëtuar drejt Kosovës, dhe deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, vajzat nuk rezultojnë të kenë kaluar kufirin.

E ndërsa paralelisht vijojnë hetimet për gjetjen e vajzave, familjarët shprehin shqetësimin se vajzat mund të bien pre e ndonjë trafikimi. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top