Kuriozitete
Zjarr në një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar
Zjarr në një banesë në Lezhë, nuk ka të lënduar
Është përfshirë nga flakët paraditen e sotme një banesë private në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në Ishull Lezhë, ku është konstatuar se flakët kanë përfshirë një dhomë të banesës së shtetasit XH.L.
Burimet policore bëjnë me dije se nga zjarri i rënë fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje ka shkuar edhe zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.