Kuriozitete
Zjarrfikësi e shpëtoi kur ishte e vogël, ja çfarë bëri ajo për të kur u rrit
Disa vite më parë, një zjarrfikës me emrin Mike Hughes e shpëtoi një vajzë të vogël nëntë-muajsh me emrin Danielle Davison nga djegia në shtëpinë e saj. Por, historia nuk mbaroi këtu.
Disa vite më vonë, ai vendosi të zbulonte se çfarë ndodhi me foshnjën që ai e shpëtoi. Pasi e gjeti në Facebook, ai i dërgoi asaj një mesazh duke i thënë: “Mendoj se njëherë të kam nxjerrë nga zjarri kur ishe ende vajzë e vogël”.
Prej këtij momenti, ata vazhduan të bisedonin. Mike u bë si një baba i dytë për Danielle, transmeton Gazeta Express.
17 vite pas zjarrit në shtëpi, Danielle e ftoi Mike në ceremoninë e diplomimit të saj, si shpëtimtari i saj dhe shoku i ngushtë.
Mike qau kur dëgjoi fjalimin e Danielle në ceremoni: “Prania e Mike këtu është shumë e rëndësishme për mua. Gjithmonë qajë nga lumturia kur mendoj se gjithçka ka mundur të jetë më ndryshe. Nuk do të isha këtu po mos të ishe ti”.