Connect with us

1 metër ujë në autostradën Tiranë-Durrës, në terren zbresin dhe Forcat e Armatosura

Kuriozitete

1 metër ujë në autostradën Tiranë-Durrës, në terren zbresin dhe Forcat e Armatosura

1 metër ujë në autostradën Tiranë-Durrës, në terren zbresin dhe Forcat e Armatosura

Autostrada Tiranë-Durrës është përmbytur me ujin që ka arritur deri në rreth 1 metër. Kjo ka sjellë bllokimin e një prej akseve me më shumë lëvizje në vend, dhe paralizim të trafikut.

Për t'i ardhur në ndihmë situatës, në terren kanë zbritur edhe Forcat e Armatosura të cilat mësohet se kanë vënë në punë tre motorpompa të komandës mbështetëse me qëlim thithjen e ujit.

Nga ana e saj Policia ka devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore, ndërs një pjesë e mjeteve në autostradë janë zhytur në ujë.

Situata në vend është alarmante për shkak të motit të rënduar dhe reshjeve të dendura, ndërsa janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat për t'u ardhur në ndihmë banorëve. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top