Connect with us

182 vjeçari qesh kur e pyesin për sekretin e jetëgjatësisë

Kuriozitete

182 vjeçari qesh kur e pyesin për sekretin e jetëgjatësisë

Ndonjëherë e komplikojmë vetë jetën për të “shpikur” recetën e jetëgjatësisë.

Këtë herë, recetën e ka bërë publike indiani Mahashta Murasi, i cili pretendon se ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar se është 182 vjeç.

Mahashta Murasi nga qyteti i Bangalore i Indisë Veriore, sipas Librit Botëror të Rekordeve, ai është njeriu më i vjetër në planet. Mahashta Murasi e ka dëshmuar këtë edhe në rastin kur ka vdekur nipi i nipit të tij.

Indiani i lindur në vitin 1835, ka tërhequr vëmendjen e gjithë njerëzve në botë. Ai thuhet se ka lindur më 6 janar 1835, në Bangalore dhe ka punuar si këpucar deri në vitin 1957.Pyetjen për sekretin e jetëgjatësisë, Murasit ia ka bërë një doktor.

Ai vetëm kishte qeshur dhe ishte përgjigjur:

“Tërë jetën kam pirë ujë të freskët dhe jam ushqyer vetëm me fruta dhe perime. Unë gjithmonë kam konsumuar fruta të krimbur, sepse krimbi nuk i ha frutat e helmuara. Këshilla ime është që të ushqeheni shëndetshëm për një jetë më të gjatë”.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top