Connect with us

3 muaj më pari luti ish të fejuarin ta rrisnin fëmijën bashkë, çfarë ka ndodhur tani me 20-vjeçaren shtatzënë

Kuriozitete

3 muaj më pari luti ish të fejuarin ta rrisnin fëmijën bashkë, çfarë ka ndodhur tani me 20-vjeçaren shtatzënë

Ajo u bë protagoniste e lajmeve në muajin shtator teksa i lutej dhe përgjërohej të fejuarit të saj që të ktheheshin bashkë dhe të shijonin frytin e tyre të dashurisë, fëmijën që sapo ishte ngjizur.
Bëhet fjalë për Florida Merselën, vajzën nga një fshat i Klosit, e cila është bërë sërish pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’.
Pasi mori live refuzimin e të fejuarit të saj, Elvin Hoti, ajo përjetoi momente të vështira, mes lotësh dhe dramës, pasi ngeli e vetme. Por shpresat për 20-vjeçaren janë rritur. E përkrahur nga një qendër për femrat e braktisura, Florida sot shijon shtatzëninë në muajin e 8 të saj.

Pjesë e emisionit është bërë edhe zonja Antoneta Nushi, themeluesja e shoqatës për gratë e braktisua, e cila i ka hapur dyert 20-vjeçares, duke e strehuar në strehëzën në fjalë.
Zonja Antoneta po na ndiqnit atë ditë kur u dha emisionit e më pas ofruar ndihmë?
Jo. Unë isha në Itali në atë kohë, duke punuar për shoqatën që kam hapur. Kur erdha nga Shqipëria lash kontakt me Floridën.
Është e vështirë të bashkëjetosh me Floridën…
Po është e vështirë. Ajo ka natyrë ndryshe. Ajo vjen nga një realitet i vështirë. Ajo nuk ka pasur shumë kontakte të afërta me prindërit. Unë nuk kam dëgjuar kaq shumë një vajzë të re që të flas pa kufij për fëmijën e saj. Ndoshta është fiksim.

Si ju lindi ideja e hapjes së kësaj qendre?
E kam pasur dëshirë gjithmonë. Ndoshta natyra ime altruiste më ka bërë të mendoj. Doja të njihesha, të lija gjurmë, të ndihmoja. Jam nënë e dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.
Si ndihet Antoneta kur flet me nënën?
Nuk ndihet dhe aq mirë. Se kaloi një dramë, por dhe se është shtatzënë. Nuk dua të them se ajo e shqetëson, pro ndikohet nga fjalët e njerëzve. Nëna e Floridës në këto momente ta shoh me më ngrohtësi vajzën në këto muajt e fundit të shtatzënisë. Ne përqendrohemi vetëm tek Florida, që të jetë e lumtur.

INTERVISTA ME FLORIDEN
Florida ke ndryshuar shumë..
por nuk është njësoj jeta si në fshat dhe në qytet.
Si e theve mentalitetin e fshatit?
Po ja e theva. gjeta guxim.
Po ja ku je sot. Dje kërkoje dashurinë e Elvinit..
Jo se mendoja. Gjithçka e kam bërë për gocën. Jam e guxuar. Se dua që ta rris gocën, se kam vuajtur vet.
Je nga ata personazhe që dua ta falënderoj publikisht. Ke një korrespondencë të rregullt me mua dhe Odetën. Bravo…
Ka gjithmonë dashuri. Më keni falur dashurinë.
Si ta fal unë dashurinë?
Ti më thua se ‘je e re, do rregullohesh’.
sa herë më ke marrë inat (qesh)
Jo për Zotin jo.
Çfarë të mungon më shumë nga fshati?
Për mamin dhe motrën e vogël. Nuk e harroj atë ditë kur ika nga shtëpia, se harroj (Qan).
Kaq shumë të ka marrë malli?
Po.
S’ke bërë asnjëherë faje?
S’kam bërë asnjëherë gabim. Kërkova një familje të lumtur. Nuk kam bërë asnjë gabim. Kurrë. Kërkova familje princeshën time të vogël.
Meraku më i madh për ty është nëna…
Flas çdo ditë.Për më shume detaje shikoni Videon e mëposhtme:

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top