Connect with us

5 arsyet përse mushkonjat ju pickojnë më shumë se të tjerët

Kuriozitete

5 arsyet përse mushkonjat ju pickojnë më shumë se të tjerët

Duket se asgjë nuk mund të prishë një kamping, a një darkë mes miqve në verandë, deri në momentin kur veshi ju kap zukatjet e bezdisshme të mushkonjave.

Nëse mendoni se ju jeni të vetmit e grupit që “gjuheni” nga mushkonjat, mund të keni dhe të drejtë! Këto insekte bezdisëse tërhiqen më shumë ndaj 5 tipe personash, ndaj nuk është çudi që ju mund ta gjeni veten në listën e mëposhtme
1. Ju jeni shtatzënë
Nëse jeni shtatzënë, mushkonjat kanë më shumë gjasa t’ju pickojnë, pasi trupi juaj liron disa aroma unike ndaj të cilave mushkonjat tërhiqen shumë si: dioksid karboni, acid laktik dhe acid uric.
2. Jeni të djersitur
Prodhimi i acidit laktik gjatë kohës që trupi i njeriu djersitet tërheq mushkonjat.
3. Grupi i gjakut
Siç kanë njerëzit ushqime të preferuara dhe mushkonjat duken se tërhiqen më tepër na grupi i gjakut 0. Ndërkohë ai A është grupi i gjakut më pak i dëshiruar nga mushkonjat !
4. Parfumi apo kolonjat e ndryshme
Mushkonjat tërhiqen nga erëra të forta dhe ëmbëlsia e parfumit apo kolonjës.
5. Ju jeni mbipeshë
Dioksidi i karbonit është si karamele për mushkonjat. Nëse jeni mbipeshë, ju prodhoni më shumë dioksid karboni e si pasojë tërhiqni më shumë mushkonjat.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top