Kuriozitete
Sara i bën urimin më të bukur për ditëlindje Lori Hoxhës
Sara i bën urimin më të bukur për ditëlindje Lori Hoxhës
Trashëgimtarja e Top Media, Lori Hoxha feston sot ditëlindjen e saj të 24. Një urim nga më të bukurit që mund ti jetë bërë vjen nga motra e saj Sara.
Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram të momentit kur solli në jetë të birin London, ndërsa pranë krevatit të saj ndodhet e mbështetur Lori.
Postimi i plotë i Sarës
Është zyrtarisht dita e saj. Unë mund ti them asaj dëshirat e mia, do të doja që ta dinte e gjithë bota se sa shumë rëndësi ka për ne. Për 22 vite të jetës sime, ajo ka qenë shkëmbi im dhe mbështetje për çdo gjë. Ne kemi kaluar bashkë çdo të mirë dhe të keqe në jetë. Në ditëlindjen tënde të 24-ët, ti je një prej femrave më të forta që njoh dhe personi më i përkushtuar për familjen.
Të dua shumë dhe uroj vetëm që çdo vit i jetës tënde të jetë më i mirë se ai që lë pas. Jemi shumë krenare për ty!
P.S, duhet të presësh një fotografi të London sot me Gëzuar ditëlindjen teze, edhe pse ai nuk kupton shumë. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.